Zbulohet ç’urdhër i jepte William 15 vjeçar lady Dianës

Lifestyle

Kanë kaluar 22 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e lady Dianës, princeshës aq shumë të dashur, por edhe anatemuar nga britanikët e jo vetëm, por lajmet për të nuk kanë të sosur dhe besojmë se kështu do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Detaje që në pamje të parë mund të jenë dukur pa rëndësi për kohë, fitojnë të tjera vlera në të tanishmen pasi edhe kurioziteti për jetën e princeshës rebele është i madh, sidomos kur bëhet fjalë për ndarjen e bujshme me princin Charles.

Një vendim i tillë shkaktoi shumë zhurmë për kohën pasi ishte hera e parë që familja mbretërore përballej me një skandal të tillë, sidomos për dy princat e mitur: William edhe Harry. Ky i fundit e ka pranuar gjithmonë që presioni mediatik mbi të ëmën e ka përndjekur që i vogël, e po të mos ishte për shtypin dhe parazzi-t ndoshta ajo do të ishte ende e gjallë.

Ndërkohë që William, si natyrë më e fortë dhe më pak empatike, ishte më i shkujdesur për kohë. Mirëpo sipas një burimi për familjen mbretërore, ai i kishte kërkuar të ëmës të mos martohej më kurrë. Ndryshe nga i vëllai, William aspironte që në vegjëli të ngjitej në krye të fronit mbretëror dhe burimet e afërta thonë se si e kishte urdhëruar të mos martohej më kurrë pasi do të ishte ai mbreti i ardhshëm i Anglisë.