Zbulohen mesazhet që Harry i shkroi babait të Meghan

Lifestyle

Thomas Markle dhe vajza e tij Meghan Markle, bashkëshortja e princit Harry të Anglisë nuk flasin prej vitesh. Marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan pak para se Meghan të martohej me Harry. Së fundmi është zbuluar një shkëmbim i fortë mesazhesh mes çiftit dhe 75-vjeçarit.

Britanikja ‘Mail On Sunday’, ka publikuar disa ekstrakte të një letre dhe mesazheve që datojnë para dasmës së çiftit më 19 maj 2018.

Harry i kishte shkruar vjehrrit të ardhshëm me tone të ashpra, “Tom, jam sërish Harry! Kam nevojë vërtetë që të flas me ty. Më beso Tom, vetëm ne mund të të ndihmojmë. Unë dhe Meg nuk jemi të mërzitur, duam vetëm të të flasim. Nëse do flasësh me mediat, do të pendohesh”.

Nga ana e tij Thomas u përgjigj, “Nuk kam bërë asgjë që të ndiheni keq. Më vjen keq që infarkti im ju shkaktoi probleme”.

Mesazhet u pasuan nga një heshtje e gjatë e cila zgjat ende, edhe pse Thomas Markle nuk ka reshtur së hedhuri akuza të ashpra ndaj vajzës, sidomos pas lindjes së nipit Archie dhe pas vendimit të çiftit për tu larguar nga familja mbretërore.

Babai i Meghan do të thirret për të dëshmuar në procesin e çiftit kundër tabloidit britanik, i akuzuar se ka cenuar privatësinë e tyre duke publikuar një letër personale.