William dhe Harry sërish bashkë; Statuja e Princeshë Dianës ura lidhëse, ja për cfarë bëhet fjalë

Lifestyle

Princi William dhe Princi Harry kanë lëshuar një deklaratë të rrallë të përbashkët duke njoftuar planet për të instaluar një statujë të re në kujtim të nënës së tyre, Diana, Princesha e Uellsit.

Statuja do të zbulohet në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e saj vitin e ardhshëm – 1 korrik 2021 – dhe do të qëndrojë në  Pallatin Kensington. Të dy vëllezërit thonë se shpresojnë që memoriali do t’i lejojë njerëzit të “reflektojnë mbi jetën dhe trashëgiminë e saj”, raporton BBC.

Deklarata erdhi përmes zyrës së shtypit të Pallatit Kensington, e cila përfaqëson interesat e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit. Kjo shënon deklaratën e parë të përbashkët në emër të dy vëllezërve që nga koha kur Harry dhe Meghan njoftuan planet e tyre për të braktisur familjen mbretërore në janar. Njoftimi vjen vetëm tre ditë para përvjetorit të vdekjes së Dianës; ajo u vra tragjikisht në një aksident automobilistik në Paris 23 vjet më parë në 31 Gusht 1997, nkur ishte vetëm 36 vjeç.

Statuja u porosit fillimisht në vitin 2017.

“Statuja do të instalohet në kopshtin e Pallatin Kensington më 1 korrik 2021, duke shënuar 60 vjetorin e lindjes së Princeshës. Princat shpresojnë që statuja të ndihmojë të gjithë ata që vizitojnë Pallatin Kensington të reflektojnë mbi jetën e nënës së tyre dhe trashëgiminë e saj. “