Vlerat ushqimore dhe mjekësore të finokut

Lifestyle

finokk liv

Nga Dr. Liri Miho

Finoku sigurisht që ka vlera ushqimore, por më shumë përdoret për efektet e tij mjekësore. Është bimë barishtore, që përmban shumë proteina dhe masë fibroze; e pasur në vitamina C dhe E si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale.
Finoku në trajtë kripërash veçohet për substancat minerale të elementëve Na, Ca, Ka, Mg, etj.
Si finoku i egër ashtu edhe ai i butë, përmbajnë vajra esenciale: anethol e fenchone, të cilat megjithëse i përkasin së njëjtës bimë, diferencohen prej përbërjes së farës dhe të vajrave që kanë.
Finoku I ëmbël ka më shumë anethol e më pak fenchone. Te finoku i egër ndeshet e kundërta. Bimën, pra me dy format karakterisitke të saj, përsa i përket bulbit, e kemi në dy forma: të shtypur, të hollë dhe në formë rrethore ose globi. Forma më e konsumueshme e tij është e pagatuar, pra në formë sallate por mund të konsumohet edhe i zier apo i pjekur.
Kjo bimë është shumë e pasur me fitoekstrogjene. Vetë termi gjen shpjegimin te fjalët ‘fito’ dhe ‘ekstrogjene’, dmth ekstrogjene vegjetale, të cilat janë shumë të ngjashme me hormone femërore.
Në ndryshim me ekstrogjenet femërore, fitoekstrogjenet janë shumë më të dobëta dhe paraqiten me fuqi të vogël, kështu që zhvillojnë një veprim më të zbutur. Merren në njëfarë sasie, në mënyrë që të jenë kurative, për të lehtësuar gratë gjatë menopauzës, duke i zbutur së tepërmi simptomat. Me farat e finokut mund të bëhet një çaj i mrekullueshëm aromatik, duke marrë një lugë kafeje fara finoku të shtypura mirë dhe të hedhura në ujin që valon për dhjetë minuta në xhezve.