1. Kombinojeni këtë bluzë me një palë pantallona të gjera deri te kyçet, bluzën të futur brenda në pantallona dhe komkpletojeni look-un me atlete klasike.
2. Përdorni kreativitetin duke futur pak nga vetja juaj në bluzën e bardhë, luani me mëngët duke i përdredhur apo palosur ato në formë të rregullt.
3. Për një look të përditshëm mund ta kombinoni me xhinse të gjera e me një palë taka të larta me ngjyrë të theksuar.
4. Askush nuk dëshiron të duket sikur është përpjekur shumë për një veshje, bluza e bardhë e mban look-un të freskët dhe është bazikja që nuk zhgënjen kurrë…
5. Bluza e bardhë është një element që nuk do të dalë kurrë nga moda ndaj, kombinojeni atë me personalitetin tuaj duke shtuar aksesorët që ju përfaqësojnë më mirë.