Panxhari njihet për vetitë e tij ushqyese esenciale si hekuri, bakri, mangan, magnez, kalium dhe vitamina B, por gjithashtu është edhe burim i madh i sheqerit natyral dhe kështu i sjell mjaft përfitime shëndetësore trupit tuaj.
Hulumtuesit kanë zbuluar se panxhari rregullon qarkullimin e gjakut, ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe stabilizon presionin e ulët të gjakut, kështu duke qenë vërtetë shërues natyral.
Mbush trupin me energji
Panxhari është mjaft efektiv në mbushjen e trupit me energji dhe rritjen e qëndrueshmërisë trupore tek të gjithë njerëzit. Një studim i bërë tek çiklistët ka rezultuar se ata që pinin lëng sheqeri kishin 15% më pak lodhje sesa të tjerët.
Nxit funksionin e trurit
Truri juaj funksionon më mirë me konsumin e panxharit pasi përmban ‘Betainë’, një substancë që përdoret shpesh për trajtimin e depresionit dhe çrregullimeve të tjera të shëndetit mendor. Thjesht, relakson, qetëson dhe nxit funksionin e trurit.
Pastron mëlçinë
Panxhari gjithashtu ndihmon për të pastruar mëlqinë dhe parandalon grumbullimin e yndyrës në mëlçi.
Ndihmon në luftimeve e sëmundjeve
I pasur me vitamina dhe minerale, panxhari është një antioksidant dhe anti-inflamator i shkëlqyer që ndihmon në luftimin e disa sëmundjeve kronike.
Përmison shikimin
Vitamina A dhe Beta-karotina, janë shumë efikas në parandalimin e degjenerimit makular dhe përmirsimin e shikimit.
Rregullon funksionin e zemrës
Panxhari mbush mungesat e kaliumit që janë shkaktari kryesor për sulmet në tru e gjithashtu rregullon edhe funksionin e zemrës në përgjithësi.