Java e Modës në Milano 2022 ka mbledhur emra të famshëm nga e gjithë bota në ‘kryeqytetin italian të modës’. Prej datës 20 shtator deri më 26, emrat që prezantuan koleksionet e tyre fillonin nga Bottega Veneta, Fendi, Alberta Ferretti, Roberto Cavalli, Prada, Moschino, Versace e Dolce & Gabbana. Dizajneri i dashur Alessandro Michele prezantoi gjithashtu koleksionin e tij të parë për Gucci-n, pas një pauze 2-vjeçare. Yjet u dyndën në Milano për të marrë shijen e modës duke pasur shansin për të treguar performancat e tyre më të mira. Gigi Hadid ishte e para që sfiloi për koleksionin “Pranverë – Verë 2023″.
Motra e saj, Bella Hadid zbukuroi sfilatën jo vetëm me bukurinë dhe freskinë e pangatrrueshme, por edhe me veshjen ngjyrë vjollcë të ndezur.
Po ashtu bukuroshja Emily Ratajkowski veshur në të zeza shtoi hijeshinë e koleksionit të veshjeve.
Ajo që mbylli sfilatën për ‘Versace Runway’ ishte Paris Hilton, e veshur me fustanin e shkurtër plot shkëlqim, ngjyrë roz, kombinuar me takat e larta dhe vellon me të njëjtën gjyrë që e bënte të dukej si e dalë nga përrallat.
Koleksioni i veshjeve “pranverë- verë 2023”, na ka kthyer gjithë sytë mbi modën për ditë të tëra.