Përbërësit për 2 litra verë:
2 l verë e kuqe
4 shkopinj kanellë
2 lugë gjelle kardamom
10 filiza karafil
Arrëmyshk
Piper
1 kokërr portokall në feta të trasha
1 grapefruit
200 g sheqer kaf
200 ml rum
Përgatitja:
Hedhim verën në një enë të madhe, shtojmë sheqerin dhe gjithë erëzat njëra pas tjetrës. E ziejmë verën për gati 1 orë në zjarr shumë të ngadaltë, që gjithë erëzat të lëshojnë aromë në mënyrë organike.