Gjatë funeralit të princit Philip, ditën e shtunë vëmendja më e madhe ishte tek dy vëllezërit William dhe Harry. Midis tyre thuhej se kishte patur një shkëputje dhe nuk flisnin me njëri tjetrin. Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit kjo nuk është e vërtetë.
“Besoj se ka pasur një lidhje dhe bisedë ose diçka tjetër më parë, kjo nuk ishte hera e parë që dy vëllezërit komunikonin me njëri-tjetrin. Unë nuk mund ta imagjinoj që ata të dy të mos flisnin me njëri-tjetrin deri pas ceremonisë”, tha ekspertja Elaine Sëann duke shtuar se gjuha e trupit të dy vëllezërve tregon se ata e duan njëri-tjetrin dhe se funerali dukej si një vazhdim i komunikimit të tyre.
Ndërsa përsa i përket shëtitjes së dy vëllezërve bashkë me Kate pas funeralit ajo tha:
“Besoj se ishte diçka natyrale. Nëse shihni William ai u tërhoq pak mbrapa dhe priti vëllain [pastaj nisi të ecte. Ishte diçka e bukur që t’i shihnim të ecnin bashkë, por besoj se ishte një moment shumë natyral. Nuk mendoj se ishte e sajuar”, tha Swann. Ajo shtoi se gjuha e trupit të vëllezërve tregon qartë se ata të dy kanë pasur dëshirë të pajtohen dhe të flasin sërish me njëri-tjetrin.