Vajzat piqen më shpejt se meshkujt
“Lidhje serioze” për shumë meshkuj do të thotë “të piqesh/rritesh” dhe shumë meshkuj nuk e duan këtë gjë.
Lidhja serioze për ta është shenjë e pjekurisë dhe thjesht nuk e duan këtë gjë, veçanërisht para moshës 27 vjeçare.
E duan dikë tjetër…
Është e vështirë për një mashkull të krijoj lidhje serioze nëse ka një femër tjetër në mendjen e tij.
Imagjinoni sikur femrat të kishin disa djem në mendje, a do të mundnin të krijonin lidhje serioze?
Kanë prioritete tjera
Është e vështirë që në jetë t’i balanconi dashurinë, familjen, punën etj.
Nëse ka gjëra në jetën e tij që kërkojnë më shumë vëmendje se jeta dashurore, atëherë do të angazhohet në gjëra tjera dhe do t’i shmanget lidhjeve serioze.