Ushtrimet fizike që duhet të bëni çdo mëngjes!

Lifestyle

gym

Jeni të lodhur nga palestra? E frekuentoni rregullisht, por nuk po shihni rezultatet e duhura? Zgjidhja për ju, janë 5 ushtrimet e mëngjesit. Ato iu ndihmojnë të keni trupin që keni ëndërruar dhe madje në një kohë fare të shkurtër. Bëni 3 raunde të këtyre ushtrimeve 3 herë në jave dhe do të jeni gati për të ekspozuar trupin në plazh.

Burpees

Duhet të kuptoni se nuk mund të humbni peshë në një vend të caktuar duke bërë një ushtrim që fokusohet në ato muskuj. Ju humbni yndyrë në të gjithë trupin tuaj në mënyrë të barabartë, kështu që mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të shtoni disa kardio në rutinën tuaj. Burpees janë një stërvitje e plotë e pjesëve të trupit, që ju ndihmon të digjni shumë kalori në pak kohë.

ushtrime

Ura

Ky ushtrim është i mrekullueshëm. Jo vetëm do ju ndihmojë për të përmirësuar formën dhe tonifikojë muskujt në disa zona njëkohësisht, por do forcojë shpinën tuaj duke ju larguar dhimbjet që mund të keni. Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kanë një punë në tavolinë.

ushtrim2

Pompa

Pompat janë shumë të nevojshme për të tonifikuar trupin, krahët dhe barkun. Ky ushtrim merret me shumicën e muskujve në trupin tuaj të sipërm. Pak kohë duhet ta ushtroni dhe do të shikoni rezultate.

ushtrm3

Squats

Squats janë miku juaj më i mirë, për forma perfekte. Kujdesi duhet të bëhet kur jeni duke e ushtruar, nuk duhet të përkuleni shumë përpara, gjunjët tuaj nuk duhet të jenë para këmbës tuaj. Ky ushtrim punon më tepër me pjesën e poshtme të trupit me rezultate të arritura në pak kohë.

ushtrim4

Planks

Ky është ushtrimi ku duhet të përqëndroheni më tepër, sepse punon me muskujt e barkut, këmbët, krahët. Ju duhet të qëndroni në pozicionin e dhënën në foto dhe duhet të mundoheni të rrini ashtu për pak minuta, rezultati është i shpejt dhe do të ndiheni më mirë pasi ndihmon edhe në aparatin tretës.

ushtrim5