Ushqimi, terapi ndaj depresionit dhe ankthit

Lifestyle

yyytyuiop.JPG

Trajtimi që ndërthur mënyrën e të ushqyerit me psikiatrinë është një komponent kritik dhe i rëndësishëm në përpjekje për të sjellë ndërgjegjësim dhe përmirësim të shëndetit mendor.

Drew Ramsey është një nga psikiatrit kryesorë që mëshon mbi ndryshimet në dietë për të përmirësuar gjendjen mendore dhe funksionin e trurit të një pacienti. Ai ka paraqitur një sërë avantazhesh mbi rolin që luan ushqimi në shëndetin mendor.

Bashkë me kolegët e tij, Ramsey ka zhvilluar një profilizim të sistemit ushqyes dhe dieta këshilluese, bazuar mbi ushqime bimore dhe shtazore dhe se si përmirësojnë ato simptomat depresive. Ata identifikojnë si pozitive idenë e një zinxhiri të gjatë të acidit yndyror Omega-3, magnezit, kalciumit, fibrave, zinkut, hekurit dhe vitaminave B1, B9, B12, D dhe E, si thelbësore për një shëndet të mirë mendor. Mjekët përfshijnë një dietë të pasur me zarzavate dhe peshk me përmbajtje të ulët të merkurit, si për shembull oktapod, kallamar, kërmill, midhje, salmon dhe sardele. Ata theksojnë rëndësinë e përfshirjes në vakt të bimëve jeshile dhe mishit të kuq. Të jesh vegjetarian është diçka jo e mirë, pasi në trupin tuaj ka mangësi të komponentëve që gjenden në mishin e kuq.

Duhet të dini se ushqimi ndikon në madhësinë e hippocampus-it, një zonë e trurit që përfshin aftësinë e të mësuarit dhe çrregullimin emocional. Një tru më i madh do të thotë më shumë qeliza dhe me kalimin e moshës 40-45-vjeçare truri ynë fillon të tkurret. Sipas dr. Jacka dhe kolegëve të saj, njerëzit që kanë konsumuar mbi bazën e ushqimeve bimore, prodhimeve të detit dhe shumë pak ushqime të përpunuara, kanë pasur madhësi më të madhe të trurit në moshën 60-65 vjeç dhe norma e funksionimit rezulton më e ngadaltë për ta. Kështu që kini kujdes se çfarë konsumoni pasi ushqimi ka efekt të drejtpërdrejtë në funksionimin e trurit.