Ushqimi që ju bën inteligjentë

Lifestyle

truri7_1.jpg

Ushqimi që ndihmon në stimulimin e inteligjencës është çokollata, jo vetëm e zeza por edhe ajo me qumësht, e cila duhet konsumuar së paku një herë në javë.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim i Georgie Crichton i University of South Australia, i publikuar në revistën “Appetite”.
Çokollata sidomos ajo e zezë është e pasur me antioksidantë të familjes së flavonoidëve, e cila ka një sërë dobish për shëndetin, sidomos për problemet kardiovaskulare.

Studiuesit donin të shikonin nëse kishte efekte afatgjatë në aktivitetin cerebral konsumi i rregullt i çokollatës.
Studiuesit australianë, monitoruan rolin e konsumit të çokollatës tek 968 persona nga 23- 89 vjeç në harkun e 30 viteve, lidhur me shpeshtinë e konsumit të çokollatës.

U zbulua se një konsum i përjavshëm i çokollatës shoqërohej me memorie më të mirë dhe funksionim më të mirë të trurit.