Sipas një studimi të fundit ekzistojnë disa ushqime të cilat kanë një ndikim shumë të madh në humorin tonë të përditshëm.
Në këtë artikull do të ju njohim me ushqimet të cilat përmirësojnë humorin tonë dhe rekomandohet të jenë pjesë e konsumit të përditshëm.
Kakao
Është një aryse pse kur nuk ndihemi mirë emocionalisht hamë çokollatë apo gjëra të ëmbla. Kakao është një prej burimeve më të mëdha të antioksidantëve dhe magneziumin, dhe gjithashtu përban hekur, fibra dhe magnez.
Është provuar që kakao ndihmon në shëndetin kardiovaskular, nidhmon në rritjen e energjisë, dhe përmirëson simptomat depresive.
Yndyrërat e shëndetshme
Ushqimet e mbushura me omega 3, si peshku salmon, sardinat e arrat njihen si reduktues të nivelit të stresit.
Vitamina B
Duke shtuar sasinë e vitaminës B në dietën tuaj, ju do të filloni të vëreni ndryshime pozitive në humorin tuaj.
Këtë vitamin e përbajmë shumë ushqime, përfshirë këtu pula, vezët, bananet, ushqimet e detit dhe avokadot.
Ushqimi i vërtetë
Gjithashtu, është e rëndësishme të mënjanoni konsumimin e ushqimeve të shpejta dhe ëmbëlsirave të shumta.
Mund të ju duket tragjike, por duke ndryshuar ushqimin që hani do të ndryshoni edhe jetën tuaj.