E bardha e vezës, vaji i ullirit, lëngu i limonit, frutat dhe perimet, përveçse janë ushqime shumë të shijshme, ato janë edhe një “ilaç” i mirë antirrudhë. Ne ju sugjerojmë të veproni si më poshtë nëse dëshironi të mos keni shumë rrudha dhe një fytyrë të bukur.
Gratë dhe rrudhat nuk janë kurrë një kombinim i mirë. Rrudhat janë armiqtë e betuar të grave, përveç rasteve kur ato vendosin që t’i përballojnë në mënyrë sa më të lehtë. Në fund të fundit bukuria e një gruaje nuk varet vetëm nga rrudhat, që e bëjnë atë të duket më e madhe në moshë. Megjithatë, ku ka më mirë sesa t’i parandalosh ato.
Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave për të shmangur rrezikun e rrudhave. Por këto produkte nuk janë të vetmet. Pse do të thoshit ju? Sepse është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë mjaft të natyrshme. Të shohim se cilat janë ato…
E bardha e vezës
Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, të shkëlqyera kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme të diellit UV.
Vaji i ullirit
Karakteristikat e vajit të ullirit janë të njohura, ai e ndihmon lëkurën që të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur.Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe më pas mbulojeni atë me një peshqir të butë.
Frutat dhe perimet
Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, do të kontribuonin për ta mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A, në fakt, është një nga shkaqet e tharjes epidemike, pra edhe të formimit të rrudhave.
Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.
Lëngu i limonit
Prijeni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik.
Masazhi antirrudhë
Merrni një pjesë pambuku, ngjyejeni me tonikun tuaj të fytyrës dhe përdoreni për të masazhuar disa minuta fytyrën. Përqendrojeni masazhin në zonat kritike të rrudhave, si për shembull rreth syve, ballit dhe qafës. Ndërkaq, nëse dëshironi të shijoni një moment relaksimi, ju duhet të konsultoheni në një klub shëndetësor ose qendër estetike dhe të përfitoni një trajtim të vërtetë relaksues për fytyrën.