Uji i oksigjenuar, “uji magjik” që përdoret për çdo gjë

Lifestyle

hajtme

Nëse më përpara nuk kishit dëgjuar për peroksidin e oksigjenit, atëherë jeni munduar më kot dhe çdo gjë e keni vështirësuar më shumë se duhet. Uji i oksigjenuar cilësohet si “uji magjik” pasi gjen përdorim pothuajse kudo. Për të mos u zgjatur më poshtë do të bindeni se pse duhet të bëni tuajin menjëherë një shishe uji të oksigjenuar.
Heq njollat në tapiceri të ndryshme. Nuk keni pse shqetësoheni për tapetët e bërë pis, mjafton ta shplani me peroksid hidrogjeni dhe do të pastrohet në moment.
Shplarja e veshëve me ujë të oskigjenuar do të bëjë një pastrim mjaft të mirë në brendësi, duke nxjerrë jashtë dyllin e veshëve.
Me pak sodë buke, letër alumini dhe ujë të oksigjenuara tenxheret tuaja do të shkëlqejnë sikur sapo i keni blerë.
Mund të lani frutat dhe perimet ne peroksid hidrogjeni 3% për të larguar çdo papastërti dhe pesticid.
Soda e bukës me ujë të okisgjenuar dhe lëng limoni do të veprojë si një zbardhues i shkëlqyer për rrobat tuaja të bardha.
Përsëri i kombinuar me sodë buke uji i oksigjenuar do të lajë si asnjë përbërës tjetër pianurën e sobës suaj.
Pastroni furçën e dhëmbëve.
Mund të pastroni lentet e kontaktit me ujë të oksigjenuar.

Living.al