Numërimi mbrapsht sapo ka filluar dhe shumë pak ditë na ndajnë nga çelja e sezonit zyrtar të plazhit. Çfarë nënkupton kjo gjë për femrat, sigurisht që çeljen zyrtare të paradës së rroba banjove. I kemi parë edhe vjet në plazhe apo pishina të ndryshme, por mesa duket as 2017-a nuk do të mund t’u rezistoni sharmit të tyre. Po flasim pë trikinit, rroba-banjot me tri pjesë që theksojnë linjat dhe i japin hijeshi çdo trupi. Një ngjyrëshe ose me printe, klasike në të bardhë e të zezë, me motive floreale, por dhe në hijet tropikale këto rroba banjo janë një must i vërtetë që duhet t’i keni në garderobë.