Vitet e fundit, i është mëshuar shumë pozitivitetit të trupit, pra çdokush të pranojë veten ashtu siç është dhe të mos paragjykohet. Ndërkohë që me këtë lëvizje janë bërë përmirësime, nga ana tjetër lëkura vazhdon të mbetet një tabu. Shumica e njerëzve mundohen t’i fshehin difektet e lëkurës së tyre nëpërmjet kremrave apo grimit. Për këtë arsye, një lëvizje e re sapo ka filluar në Instagram, e cila quhet “Freethepimple”.
Nëse kërkoni me këtë hashtag, do të shihni plot foto të personave të cilët kanë fytyrat me akne, apo me njolla të ndryshme dhe zgjedhin të mos i mbulojnë ato. “Diçka e tillë është bërë me strijat në trup, me mospërdorimin e reçipetave, e tani është koha e akneve. Kjolëvizje shpresoj t’i bëjë të tjerët ta duan lëkurën e tyre,” ka thënë krijuesja e nismës, Louisa Northcote.