Trendet e bukurisë që kanë ndryshuar ndër vite…

Lifestyle

almond shaped nails

Thonjtë me cepa – Thonjtë në formë bajame

Moda e thonjve po ndryshon . Në vitin 2009, thonjtë me majë dhe të gjatë ishin në modë. Trendi më i madh këtë vit janë thonjtë e shkurtër në formë bajame.

Ultra blonde

Ultra bjonde – Pantone

Në vitin 2009, shumë të famshëm preferonin flokët e zbardhur bjonde. Taylor Momsen, Sienna Miller dhe Kate Moss u bënë ultra bjonde dhe shumë nga fansat e tyre ndoqën shembullin e tyre. Sot po preferohen më shumë ngjyrimet natyrale. Për shembull, ngjyrat pantone janë bërë jashtëzakonisht të modës kohët e fundit, ndërkohë që flokët ngjyrë super bjonde duket të jenë një gjë e së kaluarës.

make up
Makeup i komplikuar – Makeup i thjeshtë

Sytë e nxirë,konture të forta, kombinimet e ndërlikuara të ngjyrave janë duke u lënë pas. Trendi kryesor në kozmetikë sot është thjeshtësia. Artistët e grimit kanë emëruar tendencat e fundit të vitit 2019: sytë dhe buzët e theksuara, ngjyrat blu për sytë, ngjyrat kafe për buzët dhe sa më afër natyrales.

Regular cosmetics

Kozmetika normale – Kozmetike Eco

Kur blenin një buzëkuq të ri ose makeup në vitin 2009, femrat i kushtonin më shumë vëmendje markës apo çmimit, por aktualisht, preferohet kozmetika me përbërës natyralë. Kujdesi ndaj lëkurës është bërë më e rëndësishme se përbërja e tualeteve. Ekziston një faktor më vendimtar për gratë amerikane dhe evropiane kur bëhet fjalë për zgjedhjen e kozmetikës: paketimin miqësor me mjedisin.Ndërkohë trendet e bukurisë të vitit 2019 kanë të bëjnë me thjeshtësinë, rehatinë dhe ekologjinë. Një grua moderne dëshiron të jetë e shëndetshme dhe e bukur për veten e saj në rradhë të parë. A ju vjen keq për disa tendenca të së kaluarës që kanë humbur apo preferoni këto të rejat?