Frizura më e re në trend e cila me siguri do të vërshojë rrjetet sociale është gërsheti në mes të kokës, përkatësisht në vend të ndarjes në mes.
Blogerja e modës dhe e trendëve, Chiara Ferragni, në profilin e vet të Instagramit ka publikuara frizurën e vet të re me gërshet në mes të kokës.
Gërsheti është i hollë dhe zgjatet në tërë gjatësinë e kokës, ndërkaq pjesa e mbetur e flokëve është e lëshuar lirshëm.
Pos Chiaras, ky trend i ka pëlqyer edhe aktores Kate Bosworth, andaj edhe në festivalin Coachella, të mbajtur vitin e kaluar, e ka bartur gjithashtu gërshetin e këtillë.
Meqenëse sivjet gërshetat janë bërë trend i vërtetë i frizurave, na mbetet të shohin a do të ketë sukses gërsheti në mes të kokës të dominojë ndaj trendit më të madh aktual të “gërshetave boksere”. /Telegrafi/