Tre maska të thjeshta, për lëkurë të thatë!

Lifestyle

lakure e thate
Ndonjëherë për të zgjidhur problemet me lëkurën, nuk duhet të udhëtojmë shumë larg, mjafton t’i drejtohemi frigoriferit në shtëpi. “Everyday Health” na sugjeron tre maska me përbërës shumë të thjeshtë, për të gjithë personat që kanë lëkurë të thatë. Do të çuditeni sesi çokollata shërben si hidratues natyral, madje lufton edhe plakjen e hershme. Ndaj ngrohim një lugë çokollatë të zezë derisa të shkrihet dhe i shtojmë 3 pika vaj të bajameve. Pasi e përzien mirë dhe është ende e ngrohtë, e aplikoni në fytyrë. Pas 15 minutash përdor lecka të buta për ta fshirë dhe do të shihni menjëherë që rezultati është fantastik.

ckollate

Avokado është luftuesi më i madh i rrudhave. Ndaj shtypeni gjysmën e avokados në një enë, për të formuar një pastë të butë. Më pas, shtoni pesë pika vaj të bajameve dhe përmbajtjen nga kapsula e vitaminës E. Masën e formuar në formën e pastës, e aplikoni për vetëm 20 minuta në fytyrë.

avokado

Mjalti dhe e verdha e vezës, janë ilaçi numër një i lëkurës së thatë. Ndaj kjo është receta që ju duhet, për ta përgatitur në shtëpi. Mjafton të përzierni dy përbërësit dhe aplikoni kudo në fytyrë dhe në qafë për 20 minuta.

mjalt