Rishiko planin tënd studimor.
Në mënyrë që të kesh një plan studimi efektiv, ju fillimisht duhet të shikoni se cilat janë gjërat që ju duhet të mësoni. Pasi ta keni bërë një gjë të tillë, vendosini qëllime vetes sesi do t’a arrini atë. Qëllimi nuk është thjeshtë të thuash “Kjo është ajo që unë dua të bëj këtë semestër. Jo! Është dicka që t’iu bëjë ju të jeni të përgjegjshëm dhe mos t’iu lejojë që të jeni neglizhent.
Duhet të jeni realist.
Gjërat që ju mendoni se janë të rëndësishme duhet t’i kushtoni vëmendje dhe jo t’i nënvizoni ato në mënyrë pasive.
Organizim, Organizim, Organizim!
Kudo që ju ndodheni dhe uleni për të studiuar, qoftë edhe për pak kohë, bëni një listë me gjërat që duhet të mbaroni në atë moment.
Motivoni veten.
Nëse ju nuk motivoni veten tuaj askush nuk do t’a bëjë atë për ju! Nëse ju qëndroni ulur dhe prisni për të studiuar, me vjen keq por nuk do mund të arrini dot shumë.