Mbretëresha ka qenë prej kohësh e njohur për dashurinë e saj ndaj qenve dhe ka pasur më shumë se 30 qenusha të racës korgie gjatë mbretërimit të saj. Është një pasion që ajo ndan me shumë anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë nipërit e saj dhe gratë e tyre – Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, dhe Dukën dhe Dukeshën e Sussex.
Kur Meghan Markle u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në 2017 pas fejesës së saj me Princin Harry, ajo ishte në gjendje të sillte vetëm një nga qentë e saj – një beagle me emrin Guy me vete, pasi qeni tjetër Bogart ishte shumë i moshuar për të bërë udhëtimin transatlantik.
Dukesha ka adoptuar një qen tjetër me Princin Harry, një Labrador të zi, emri i të cilit Pula u zbulua më në fund në biografinë mbretërore “Gjetja e Lirisë.” Të dy këlyshët u panë në sfond kur Meghan mori pjesë në një intervistë me Gloria Steinem.
Gjithashtu ka dhe pjesëtarët të tjerë të cilët kanë adoptuar shumë fëmijë: