Të gjithë i kemi në dollap: 5 gjërat nga të cilat duhet të heqim dorë!

Lifestyle

5gjeratdollap

Gjithmonë themi se do të pastrojmë rrobat, do t’i seleksionojmë ato. Eh, thjesht e themi ama. Në të shumtën e rasteve, edhe rrobat që lejmë mënjanë për t’i hedhur…do i rikontrollojmë dhe treçerekun e tyre do i mbajmë sërish.
Por, ka disa gjëra që pavarësisht dëshirës tonë, duhet hequr menjëherë nga dollapi. Këtu nuk bëhet fjalë nëse janë në modë apo jo, por nëse janë funksionale.
1.Çorapet teke.
2.Bluzat e bardha që e kanë humbur bardhësinë e tyre.
3.Takat me të cilat nuk do të ecim dot kurrë.
4.Këmishat e vjetëruara, apo me ndonjë njollë që e kamuflojmë kur i veshim.
5.Pantallonat që na rrijnë shumë të mëdha apo të vogla. Nuk është justifikim fakti që një dit do keni trup më të mbushur apo më të hollë, për të mbajtur një tufë me pantallona kot në dollap.