3-Gjilpërat: Nuk ka asnjë trajtim më të mirë deri më sot.Janë një zgjidhje që duhet ta konsideroni sa herë që kuptoni se dicka nuk shkon në gjëndjen e trupit tuaj për shkak të deformimeve të vogla ose rutinës së punës.Janë zgjidhja më efektive dhe kjo kuptohet fill pas trajtimit.Kush e ka provuar gjithmonë e riprovon!
4-Kompresat: Nëse jeni pak dorështrënguar dhe doni një zgjidhje “homemade” ka edhe për ju një metodë.Kompresat e ngrohta ose të ftohta në varësi të situatës.Nëse merrni një kompresë të ftohtë dhe e vendosni në vendin ku ndjeni dhimbje do të shikoni se si me kalimin e kohës ajo dhimbje do të zhduket.Edhe kompresat e ngrohta luajnë rol të rëndësishëm në çkontraktimin e muskujve të caktuar.Shumë e vlefshme është edhe një banjo me ujë të ngrohtë nëse përfshini disa kripëra në ujin e vaskës.
5-Vitaminat: Është shumë e rëndësishmë edhe dieta ditore që ju keni.Duhet të konsumoni vitamina si calcium,magnez dhe zink.
Por,nëse doni ti shmangni problemet ka shumë ndikim mënyra se si ju qëndroni të ulur përpara kompjuterit,ose postura që mbani gjatë punës.Nëse e mbani trupin tuaj si duhet, do të jenë të rralla rastet që do të ndjeni dhimbje shqetësuese.