Shpesh herë në rrjet qarkullojnë trende apo sfida, të cilat provohen nga të gjithë. I tillë është edhe trendi i radhës, i cili konsiston në të pasurit një trup si “Hirushja”. Ky trend, është përhapur mjaft dhe shumë vajza kanë mbajtur dieta apo kanë qëndruar edhe pa ngrënë për të pasur një bel të hollë si personazhi vizatimor.
Kjo gjë, është bërë shqetësuese pasi rrezikon jetën e tyre. Femrat e reja janë mahnitur nga beli i Hirushes në filmin e ri dhe kanë marrë masa drastike për të pasur një bel ashtu si ajo. Psikologët dhe dietologët kanë bërë thirrje që femrat duhet të duan veten ashtu siç janë, pasi realizimi i këtyre “sfidave” virale, nuk iu sjell asnjë dobi. Përkundrazi, iu sjell shumë probleme shëndetësore.
Në fund të fundit, po flasim për një bel që po e shikojmë në film. Mund të ketë shumë mënyra për t’u dukur i tillë, i hollë dhe i dobët. Kjo nuk do të thotë se aktorja realisht ka mbajtur dieta, korse pafund apo ka marrë masa të tjera për ta pasur atë. Një transformim i tillë në trup, sjell probleme me stomakun dhe mund të arrijë deri në anoreksi.