Tani që jeton në Los Angeles, princi Harry tregon çfarë i mungon më shumë nga Anglia

Lifestyle

Princi Harry është shfaqur përsëri në një video të publikuar në rrjetet sociale dhe ka zbuluar çfarë i mungon më shumë nga jeta e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Duka i Sussex tashmë jeton në Los Angeles me bashkëshorten e tij, Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie, pasi hoqën dorë nga postet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

‘Të gjithëve ne na mungon rugby’, ka pranuar princi Harry në një video të publikuar në Instagram nga Princi Harry. Për shkak të pandemisë kampionati i rugby është ndërprerë, por kur gjendja të ndryshojë princit i duhet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të parë një lojë rugby, pasi në Shtetet e Bashkuara nuk luhet kjo lojë, por vetëm futbolli amerikan.