Studimi, 72% e te rinjve Shqiptare konsumojne alkolin!

Lifestyle

15433786 873488182794227 8298349200561567962 n

Në bazë të studimit 3/4 apo rreth 72 për qind e të rinjve shqiptarë kanë provuar një ose më shumë pije alkoolike gjatë jetës së tyre. Rreth 7.8% e tyre kenë përdorur pije alkolike në më shumë se 40 raste gjatë jetës së tyre.

Studimi europian për përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri, ku shihet trendi në rritje e të rinjve që provojnë këto substanca. Për specialistët e institutit të shëndetit publik konsumimi i alkoolit nga të rinjtë lidhet pashmangshmërisht edhe me numrin e lartë të aksidenteve që ndodhin në vendin tonë.
Edhe duhani mbetet i preferuar për të rinjtë. Nga disa studime rezulton se cigarja e parë nis rreth moshës 10 vjec, ndërsa në moshën e adoleshences rezulton se më shumë se një e treta e të rinjve kanë konsumuar të pakten një herë në jetë duhan.