Studim: Ja përfitimet nga çokollata e zezë

Lifestyle

ccclt

Një lajm i mirë për të gjithë të apasionuarit pas çokollatave.

Sipas një studimi, konsumimi i përditshëm i çokollatës është i shëndetshëm për zemrën.

Ekspertët kanë thënë se njerëzit e moshës 18-69 vjeç që konsumonin 100 mg çokollatë në ditë, i kishin më të ulëta insulinën dhe enzimat e mëlçisë. Insulina dhe enzimat e mëlçisë janë dy tregues që përcaktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Të apasionuarit pas çokollatave kanë shanse të jenë më aktivë dhe ka shumë pak shanse që të vuajnë nga problemet kronike shëndetësore.

Në një tjetër studim është zbuluar se konsumimi i çokollatës të zezë rregullon funksionin e trurit, forcon kujtesën dhe jep aftësi më të mira në arsyetim. Domethënë në qoftë se konsumoni përditë çokollatë të zezë nuk do të keni probleme shëndetësore dhe do të jeni më të zgjuar./Blitz.al/