Stili pizhame po i pushton rrugët

Lifestyle

MTMzMDkxMzM0OTc3MjY0MDk0-780x439.jpg

Kjo pjesë e rrobave të rehatshme nga dhomat e gjumit po del drejtpërdrejt në rrugë dhe po bëhet njëri ndër trendët më të rehatshëm këtë pranverë.

Shtëpitë e modës Celine dhe Belanciaga propozojnë veshjen në stilin pizhame nga koka deri te thembrat, ndërsa Gucci ofertën e vet e ka plotësuar edhe me “pantofla”.

Megjithatë, për të mos u dukur sikur jeni bërë të gatshme për të shkuar në krevat e jo për të dalë në rrugë, do të duhej t’i respektonit disa rregulla, transmeton Telegrafi.

19-spring-2016-menswear-street-style-14.jpg

• Nëse keni vendosur t’i vishni rrobat e këtilla, më së miri është që ato të jenë nga mëndafshi, sepse të pambuktat megjithatë ju bëjnë vërtet sikur të jeni bërë gati për të shkuar në krevat për të fjetur gjumë.

• Pjesa e sipërme e mëndafshtë apo e pambuktë më së miri përshtatet me xhinse, posaçërisht nëse dëshironi të dukeni e shkujdesur, por megjithatë elegante.

• Rrobat në stilin e pizhameve më së miri përshtaten me këpucë me taka apo me atlete. Për të mos u dukur sikur sapo jeni ngritur nga krevati, mos mbathni pantofla.

• I vetmi përjashtim është shëtitja verore në plazh, kur modelet e këtilla mund t’i vishni me këpucë të stilit japonez. /Telegrafi/

837a1bb2b14f314d62dbdf6958dcbc95.jpg

d49b98ff2651a6f64216483ac618f5f5.jpg

b2d17227bf1732e9511acbd61014e801.jpg