Sot jam 20 vjeç edhe jeta më thërret…

Lifestyle

 20 vjec

Shpesh kjo periudhë e jetës ka të bëjë e gjitha me balancën! Në këtë periudhë të jetës jemi shpesh në luftë me veten dhe njerëzit. Mundohemi të balancojmë qëllimet tona afatgjata dhe ato afatshkurtra sepse shpesh ky kapitull jete është, i paqartë, i panjohur, dhe i paqëndrueshëm.  Nëse je i sapo diplomuar, je akoma me studime, po mundohesh të studiosh dhe të gjesh veten dhe se cfarë je i aftë të bësh, gjërat që të pëlqejnë, ato që nuk të pëlqejnë, pasionet, dëshirat, dhe të gjesh një mënyrë sesi të ndërtosh një të ardhme të sigurtë? Ne kemi një këshillë. Qetësohu! Askush nuk është qetësuar nga kjo fjalë por të paktën mundohu ta bësh. Jepi kohë vetes të zbulosh universin që mbart brenda teje.

group selfie
Numri i të diplomuarve dhe tregu i punës është mjaftueshëm konkurues , kjo gjë e bën një luftë të vërtëtë Vendimet që ne marrim gjatë ketij kapitulli të jetës në të cilin po mundohemi të zbulojmë veten, do të ndikojnë në të gjithë pjesën e mbetur të jetës tonë. Gjatë kësaj periudhe ne jemi të lirë, kreativ, në kërkim të ekperiencës. Kemi mundësinë të ekperimentojmë në fusha të ndryshme dhe t’i marrim parasysh të gjitha gjërat përpara se të bëjmë kompromise.
Ja ku i keni disa mënyra sesi të përmirësoni veten tuaj.
Ndërmerni rrisqe.
Kjo periudhë mbase do të jetë periudha më e pavarur e jetës suaj, kështu që mos nxitoni të martoheni , krijoni familje. Ndërmerrni rrisqe, si të udhëtoni vetëm, të synoni për një punë të re, të jetoni jashtë shtetit etj. Do të keni mjaftueshëm kohë për t’u rritur dhe për të krijuar familje, më parë njihni se kush jeni dhe cfarë doni të bëheni.
Kurseni para.
Përpara se të harxhosh, puno dhe fito para. Tashmë faturat e tua mund të jenë te pakta, mos shpenzo para në gjëra materiale që nuk do të të shërbejnë dhe aq, si pajisje eletronike, rroba, etj.
Ekperimento.
Qoftë një praktikë, apo puna juaj e parë pasi jeni diplomuar, bëj më të mirën tënde. Në letër aftësitë që zotëroni ju mund të jenë të pafundme por a i zotëroni vërtetë ato në praktikë?
Organizohu.
Krijo një rutinë ditore tënden. Mënyra më e mirë për të zbuluar kush janë qëllimet e tua është t’i shkruash ato, dhe të synosh për t’i arritur.
Bëj tëndin artin e të dëgjuarit.
Duhet të jeni një dëgjues aktiv. Ne shpesh mund të jemi të fokusuar në kthimin e përgjigjes dhe në këtë mënyrë harrojmë të dëgjojmë.
Një dozë e mirë vetëbesimi nuk do ishte aspak keq.
Besimi tek vetja dhe aftësitë e tua është një veti që për fat të keq jo cdokush e zotëron. Por edhe nëse ti je njëri prej tyre mos u shqetëso. Besimi tek vetja është një gjë që është brenda nesh, kështu që forca gjejeni atë dhe tregoni cfarë jeni të aftë të bëni.
Zgjidhni lumturinë.
Mënyra më e mirë për ta jetuar jetën është duke qenë i lumtur cdo ditë të saj. Askush nuk do të të dojë më shumë ty sesa ti mund ta duash vetën tënde. Nuk ka një recetë sekrete për lumturinë, vetëm ti mund të gjesh cfarë të bën ty të lumtur.