Sipërmarrësja amerikane i kërkon ndjesë Meghan për akuzat

Lifestyle

Bethenny Frankel i ka kërkuar ndjesë Meghan Markle për sulmin  e saj përmes Twitter një ditë para se të publikohej intervista e çiftit për Oprah Winfrey. Ajo e akuzonte  se ka keqtrajtuar stafin e Pallatit Mbretëror dhe  shkruante se Meghan po bënte thjesht show dhe se si nga një personazh komplet i panjohur arriti të vinte njëra pas tjetrës kurorat e familjes mbretërore.

Por gjithçka ndryshoi pasi ajo pa intervistën. Ajo ka kërkuar falje publikisht duke u shprehur se stresi dhe komentet raciste në adresë të Meghan do t’i kenë marrë frymën asaj.

“Pashë intervistën e Meghanit dhe Harryt. Stresi emocional dhe racizmi të bën të ndihesh i mbytur dhe i pafuqishëm. Kur dëgjova për intervistën u habita. Por kërkoj ndjesë nëse e kam lënduar ose ofenduar atë”-tha Frankel.