Si t’i përballoni festat pa shtuar asnjë gram

Lifestyle

Do t’ju pak e çuditshme, por bërja e një sakrifice të vogël në vigjilje të vakteve të rënda do t’ju shpërblehet jo vetëm nga ana e peshës dhe ajo estetike, por edhe ana shëndetësore.

Para së gjithash, të ngrënit më tepër se ç’është e nevojshme nuk bën mirë, në çdo periudhë të vitit. Ky rregull nuk ka përjashtim për asnjë kategori njerëzish, pavarësisht moshës, gjinisë ose etnisë. Nutrientët e tepërt që merr trupi, mund t’i përmbledhim në një skemë të shkurtër:

-Proteinat e eliminuara nga aparati  i veshkave që kalon në hiperfiltrim

-Karbohidratet, e dopozituara në formën e glikogjenit në muskujt skeletorë dhe në mëlçi

-Yndyrat, përgjegjëse për rritjen e bilancit lipidik në brendësi të qelizave dhjamore

Pasojat rezultojnë në fryrje të barkut, rëndesë, rezistencë ndaj insulinës, ndryshime të papritura të glicemisë, oreks të shtuar dhe pamundësi për të humbur peshë. Nga ana tjetër, një dietë detox është e dobishme për mëlçitë dhe zorrët, si dhe përgatit trupin për të hequr kilogramët e tepërt.

Ja pse ndjekia e një regjimi ushqimor të reduktuar në kalori para Krishtlindjeve, ëhtë një zgjedhje e zgjuar.

Dieta detokifikuese 3-ditore

Bëhet fjalë për një regjim detoksifikues dhe dobësues në gjendje t’u japë një ‘shkundje’ organeve të brendshme dhe e bën më të shpejtë procesin e eliminimit të substancave të padobishme. Ndiqeni për tre ditë: do të ndjeni një reduktim instinktiv të urisë dhe mos harroni se sekreti i kësaj diete detoksifikuese për mëlçinë është diferencimi i ushqimeve gjatë ditës.

Mëngjesin për shembull, mund ta nisni me dy feta bukë integrale dhe një gotë lëng perimesh ose frutash (ose të miksuara) me pak mjaltë. Pas mëngjesit pini dy filxhanë çaj jeshil për t’u siguruar për marrjen e duhur të lëngjeve dhe pas një ore një gotë lëng agrumesh të shtrydhura.

Para drekës, duhet të konsumoni një gotë tjetër me perime ose fruta të shtrydhura. Falë aftësisë për t’ju mbajtur të ngopur, do të evitoni fryrjet. Perimet e pjekura dhe të gjalla do të jenë lajt motivi i vakteve, si dhe sallatat mikse me lëng limoni. Për ta mbyllur, duhet të hani fruta të stinës, veçanërisht të pasura me vitamina dhe kripra minerale.

Pasdite do të ndiqni të njëjtat rregulla si në mëngjes: lëng agrumesh i ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe dy filxhanë çaj jeshil. Para mbrëmjes do të pini një gotë lëng frutash ose perimesh të shtrydhura.

Për sa i përket darkës, zgjidhni perime të gatuara ose të gjalla me vaj ulliri e.v, pak kripë e lëng limoni, mund të hani edhe kos pa yndyrë, por jo më shumë se 120-130 gramë. Të paktën gjysmë ore para se të flini, bëni një çaj me luleradhiqe ose karçofi me veti të mëdha depurative.

Dieta detoksifikuese njëditore

Indikacionet janë të njëjta me ato të regjimit ushqimor si në dietën treditore dhe duhet shoqëruar me një aktivitet fizik të moderuar. Sauna dhe një pushim i mirë do ta plotësonin programin edhe në ditët në vazhdim. Për sa i përket grave shtatzëna, ato duhet të bisedojnë me mjekun që i ndjek.