Si të zmadhoni buzët, pa bërë asnjë ndërhyrje!

Lifestyle

buzet
Egzistojnë mënyra të tjera për t’i bërë buzët tuaja të duken më të plota, përveç ndërhyrjeve estetike. Mjafton të dini disa truke të vogla dhe dëshira juaj për buzë të trasha, realizohet menjëherë.

lips
1.Largoni lëkurën e vdekur
Buza juaj reflekton më pak në dritë, për shkak të lëkurave të vogla të vdekura në të. Kjo i bën ato të duken më të vogla. Masazhoni buzët tuaja me një furçë dhëmbësh dhe do të shihni ndryshimin.
2.Përdorni conclear
Duhet t’i lyeni fare pak buzët me conclear për ta bërë buzëkuqin akoma më të afërt me ngjyrën tuaj. Kjo i bën buzët të duken më të mëdha nga ç’janë realisht.
3.Vendosni shkëlqyes
Sigurohuni ta bëni këtë gjë vetëm në mesin e buzëve dhe reflektimi i dritës do të kujdeset për pjesën tjetër.
4.Luani me vijën e buzëve
Lyejini me conclear dhe mundohuni të kapërceni vijën e buzëve me një laps. Më pas plotësojini ato me një buzëkuq të ngjashëm. Në fund, ri-theksojeni vijën përsëri me laps.
5.Shmangni ngjyrat e errëta
Ngjyrat e çelura apo ato që afrojnë më tepër me ngjyrën tuaj, janë pikërisht idealet. Ngjyrat e errëta do të nxjerrin zbuluar çdo truk tuajin.