Sytë e fryrë janë një problem pak më serioz se sa mund të duket. Jo vetëm që na bën të dukemi më të vjetër, por gjithashtu mund të çojë në sëmundje të syrit dhe përkeqësim të shikimit.
1- Të bardhat e vezëve forcojnë lëkurën tuaj. Sigurohuni që lëkura e qepallave të jetë e pastër dhe e thatë, vendosni një sasi të vogël të bardhës së vezes mbi to dhe prisni derisa të thahet. Pastaj lani me ujë të freskët. Do të keni mundësi të shihni rezultatet menjëherë.
2- Akulli shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon fryrjen e qepallave tuaja. Thjesht duhet të aplikoni kuba akulli në qepallat dhe do të shihni një efekt në një kohë shumë të shkurtër.
3- Është një ilaç shumë i njohur dhe me të vërtetë funksionon. Kastravecët janë të pasura me acid kafeik dhe acid askorbik që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë lëkurën tuaj. Thjesht vendosni dy feta të ftohta kastraveci mbi sytë tuaj, pushoni për 15-20 minuta, hiqni fetat dhe shijoni lëkurën tuaj të freskët dhe të relaksuar.