Përbërësit:
- 460 g miell orizi
- 520 g sheqer
- 660 ml qumësht kokosi
- 360 ml ujë
- kripë
- bojë e kuqe
- 5 lugë niseshte e aromatizuar për lyerje
- vanilje
- 1 lugë sheqer pluhur.
Përgatitja:
Nxehim furrën në temperaturën 160 gradë. Vendosim të gjithë përbërësit në një enë të thellë dhe i përziejmë për disa minuta, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Lyejmë një tavë me vaj ose gjalpë, hedhim masën e kremit, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim për 1 orë. Pasi e xjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht, e presim në copa katrore, që i lyejmë me niseshtenë e aromatizuar. I vendosim në një tabaka dhe i shërbejmë.