Si të mos e përhapni gripin tek anëtarët e tjerë të familjes…

Lifestyle

gggggggg

Mjafton të sëmuret njëri nga pjesëtarët e famlijes, që gripi të shpërndahet te të gjithë, me radhë. Ka disa mënyra që mund ta evitoni këtë, mjafton të ndiqni disa rregulla: 1. Të pastroni tualetin sa më shpesh të mundeni, është vendi i parë nga përhapet gripi. 2. Furçat e dhëmbëve mos i mbani të gjithë në të njëjtin vend! 3. Gjatë këtyre ditëve, duhet t’i ndërroni më shpesh peshqirët dhe çarçafët e krevatëve. 4. Shmangni përdorimin e sendeve të njëri-tjetrit si telefona, kufje etj. 5. Bëni kujdes me enët shtëpiake; lani gjithçka që prekni që mos ta përcillni te tjetri.