Për lëkurat e bardha të fytyrës përdorni një scrub me sheqer
Pavarësisht llojit të lëkurës, scrub-i duhet të jetë pjesë e rutinës së rregullt. Largo qelizat pa jetë që i japin lëkurës një pamje pa shkëlqim, duke përzier sasi të njëjta sheqeri, kripe dhe vaj kokosi, me pak pika vaj livandoje me efekt zbutës.
Për fytyrë të plasaritur përdorni avull
Vendos dy qese kamomili ose disa degë në një enë me ujë të nxehtë dhe lëre për pak minuta. Pastaj vendos fytyrën mbi enë dhe mbuloje me peshqir, pesë deri në dhjetë minuta.
Për fytyrë të plasaritur përdorni një maskë me të bardhën e vezës
Një ide tjetër për të shmangur tharjen e lëkurës në dimër: vendos një omeletë mbi fytyrë. Sigurisht, jo tamam. Ajo që duhet të bësh është të rrahësh një të bardhë veze dhe ta lësh të thahet mbi fytyrë 30 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët. Kolagjeni dhe proteinat e vezës krijojnë një barrierë të përkohshme që mbron ndaj erërave të ashpra të dimrit.
Për lëkurën e prirur për akne përdorni maskë me qumësht dhe mjaltë
Lëkurat me akne dhe puçrra nuk janë shumë me fat kur vjen puna te kujdesi për lëkurën. Ke nevojë për zbutje, por nuk të duhet më shumë vaj. Për të zbutur ashpërsimet e lëkurës në dimër duke luftuar edhe bakteret njëkohësisht: përziej 6 lugë qumësht dhe 2 lugë mjalti dhe aplikoje maskën në zonat më problematike të fytyrës. Lëre 20 minuta dhe pastaj shpëlaje me kujdes me ujë të vakët.