Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më e bukura në …? Nuk arrini ta përfundoni dot fjalinë pasi një akne e madhe sapo ka zënë rrënjë në fytyrën tuaj. Mos u shqetësoni. Ky është një problem që u ndodh të gjitha femrave. Regjimi ushqimor, kontakti i fytyrës me faktorët e jashtëm, papastërtitë e ambientit, të gjitha këto ndikojnë në shëndetin e fytyrës sonë. Por mesa duket shfaqja e akneve në zona të caktuara të fytyrës paralajmëron edhe problematika të caktuara.
Informohuni në artikullin e mëposhtëm dhe përpiquni të merrni masat e duhura.
• Aknet në mjekër, nofull dhe qafë tregojnë ardhjen e ciklit menstrual. Hormoni i testosteronit pëson shumë luhatje gjatë kësaj periudhe dhe bën që gjëndrrat të mbiprodhojnë vaj. Për rrjedhojë poret e fytyrës mbyllen dhe shfaqen aknet.
• Hapësira mes hundës dhe ballit formon edhe zonën T të fytyrës. Aknet e shfaqura në këtë zonë krijohen si pasojë e stresit të akumuluar gjatë ditës.
• Edhe në zonën anësore të fytyrës rrëzë flokëve , njohur ndryshe si tëmthat e fytyrës, shfaqen akne. Kjo gjë ndodh nga veprimi i produkteve larës të flokëve. Kur të lani fytyrën, masazhojeni butësisht dhe bëni skrub të vazhdueshëm gjer në rrënjë. Nëse aknet bëhen problem, përdorni një tonik ditor për flokët.
• Aknet në faqe: Duart e pisëta apo mbështejtja e vazhdueshme e smartphone-it tuaj në faqe është arsyeja kryesore që çon në shfqjen e akneve në këtë zonë. Bakteret mbyllin poret dhe bllokojnë ajrosjen e fytyrës.
• Edhe në zonën përreth gojës shfaqen akne. Ushqimet me përmbajtje acide si limoni apo uthulla mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë inflamacion. Kurse ushqimet yndyrore si patatet e skuqura bllokojnë poret e lëkurës.
• Aknet në gjoks dhe në shpinë. Reçipetat e gabuara apo materiali i papërshtatshëm i veshjeve
çojnë në shfaqjen e akneve. Burimi: Living.al