Kripa është një nga mineralet që mund të gjendet sa hap e mbyll sytë. Ajo ndodhet në ushqime, qofshin ato të paketuara apo të bëra vetë.
Por ashtu si sheqeri, sasia e madhe e kripës nuk është një gjë e mirë për shëndetin tonë, pasi shkakton sëmundjet e zemrës dhe atakët kardiakë.
Si ta dalloni që po konsumoni shumë kripë e po e ktheni organizmin tuaj në një magazinë kripe? Ja 4 mënyrat:
Ndiheni të fryrë
Nëse ndiheni të fryrë vazhdimisht dhe duket sikur keni shtuar peshë ndjeshëm në pak ditë, atëherë kripa është fajtore për këtë. Ajo e tërheq ujin si të ishte magnet, gjë që ju bën të mbani një sasi të madhe lëngjesh.
Mënyra si ta shmangni këtë është konsumimi i sa më shumë ujë, pasi ai ndihmon në nxjerrjen jashtë të toksinave dhe kripës.
2. Goja juaj është vazhdimisht e thatë
Konsumi i duhur ditor i ujit nuk do t’ju shpëtojë dot nga sasia e madhe e kripës që konsumoni, gjë që do t’ju shkaktojë etje. Trupi juaj është ndërtuar në një mënyrë që të rregullojë sasinë e kripës që merrni me lëngjet, pra shumë kripë do të thotë më shumë lëngje për ta rikuperuar.
3. Shijet ju përzihen
Nëse ka diçka që kripa e bën që në momentin e parë kur kalohet doza e lejueshme nga organizmi, ajo është përzierja e shijeve.
Pra, duke konsumuar kripë në nivele të larta, ju do të jeni të predispozuar të mos ndjeni asnjë shije si më parë. Përveç kësaj, ju do të dëshironi t’i hidhni kripë çdo ushqimi, madje edhe ëmbëlsirave.
Zgjidhja më e mirë është të shtoni pak erëza bashkë me kripën, pasi kjo do të bëjë të mundur të largoheni nga sasia e madhe e kripës.
4. Doktori ju thotë se keni presion të lartë gjaku
Presioni normal i gjakut varion në 120/80 ose më pak, sipas American Heart Association.
Nëse keni presion të lartë gjaku dhe nuk shfaqni simptoma, por ama dilni me nivele të larta në teste, do të thotë se po konsumoni shumë kripë. Dhe nëse ky presion i lartë nuk trajtohet, atëherë do të keni probleme me zemrën, mëlçia do të dëmtohet dhe reflekset nuk do të jenë si më parë.
Prandaj, këshillimi dhe konsultimi te doktori do t’ju shpëtonte nga një sërë sëmundjesh.