Të gjithë duam që të na zgjasë parfumi nga mëngjesi kur e hedhim për në punë e deri në darkë kur duam të dalim me shoqërinë ose partnerin. Por, shpeshherë ai nuk ndjehet më edhe pas një kohe të shkurtër të cilin e kemi hedhur. Si ta bëjmë që të zgjasë gjatë gjithë ditës?
Mos i fërkoni kycet
Parfumet kanë 3 nivele: i pari është momenti kur e hedhim, i dyti kur ndihet më pas dhe i treti është ajo cfarë mbetet të nesërmen. Të gjithë e provojmë parfumin duke e hedhur tek kycet dhe duke i fërkuar me njëri-tjetrin. Kjo gjë bën që përbërja e tij të shpërbëhet dhe ju të mos e ndieni tamam aromën. Do të duket njëlloj sikur e keni hedhur dje parfumin.
Hidh parfum edhe në pjesën e prapme të trupit
Për një parfum i cili zgjat gjithë kohën, ne ju sugjerojmë që ta hidhni edhe në pjesën e prapme të trupit. Në shpinë, tek bërrylat dhe sidomos mbrapa qafës në mënyrë që kushdo t’iu ndjejë erën e mrekullueshme të parfumit tuaj.
Hidheni në ” zonat e nxehta ” të trupit
Në pjesët e trupit ku ka më shumë nxehtësi, gjaku qarkullon më shpejt dhe kjo gjë e bën parfumin që të përhapet në të gjithë trupin. Prandaj parfumi hidhet në kyce, poshtë qafës, mbrapa veshit pasi këto zona janë më të nxehta se pjesët e tjera të trupit.