Anemia qe shfaqet si pasoje e mungeses se hekurit ne organizem eshte forma me e shpeshte dhe e zakonshme e anemise. Humbja e vazhdueshme e gjakut eshte shkaku kryesor i shfaqjes se anemise dhe marrja e ushqimit te pasur ne hekur mund te ndihmoje parandalimin dhe trajtimin e niveleve te ulta te hekurit ne gjak.
Shenja te anemise si pasoje e mungeses se hekurit mund te jene:
• Ngjyre e zbehte e lekures
• Dobesi
• Lodhje
• Frymemarrje e shkurter
• Acarim
• Veshtiresi ne perqendrim
• Prirje per infeksione
• Intolerance ndaj te ftohtit
• Kapsllek
• Thonj te dobet qe thyhen lehte, thonj ne forme luge
Sido qe te jete anemia juaj, e lehte apo e rende, gjithsesi kerkohet nje ndryshim ne ushqimin tuaj. Kjo do te thote qe ju duhet te rrisni sasine e hekurit qe merni nga ushqimi dhe gjithashtu sasine e acidit folik dhe vitamines C.
Me te rrezikuarat?
Vajzat adoleshente, grate gjate gjithe periudhes riprodhuese dhe grate shtatzane jane me te prirura te shfaqin mungese hekuri per shkak te ciklit menstrual te permuajshem si dhe nevojave te shtuara per zhvillimin e embrionit te femrat shtatzana.
Vajzat dhe grate qe kane mungese hekuri duhet te rrisin konsumin e mishit te kuq si dhe te melcive te vicit (te rritur ne menyre natyrale!) Kjo per arsye se hekuri i mishit eshte shume me i absorbueshem sesa ai i frutave dhe zarzavateve.
Nevoja te rritura ne hekur kane edhe sportistet qe ushtrojne aktivitet fizik ne menyre te rregullt.