Si ndikon çokollata në performancën tuaj?

Lifestyle

si-ndikon-ccedil-okollata-n-euml-performanc-euml-n-tuaj_hd.jpg

Këto janë lajme të mira për të dashuruarit me çokollatat: ngrënia e tyre ka ndikim pozitiv në performancën konjitive sipas studimit të ri.
Performanca konjitive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve mendore.

E publikuar në revistën “Appetite”, studiuesit përdorën të dhëna të mbledhura nga Maine-Syracuse Longitudinal Study (MSLS), në të cilin morën pjesë 968 njerëz të moshës 23-98 vjeç. Tek ta u mat se si lidhet futja e saj në dietë me funksionin konjitiv.

Studiuesit gjetën se ato janë shumë të lidhura “pavarësisht nga zakonet e tjera të dietës”.

Nivelet e larta të flavanoleve (një lloj antioksidanti i cili ka shumë ndikim në shëndetin e njeriut) gjenden në çokollatë, por më pak në ato me qumësht dhe në çokollatat e bardha.

Ajo gjendet gjithashtu në çaj, verën e kuqe dhe disa fruta si mollët dhe rrushi, shkruan Anabel. Flovanolet e kakaos, një nëngrup i flovanoleve që gjendet në çokollatë janë të lidhura drejtpërdrejt me funksionet njohëse.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre u mbështetën edhe në kërkimet e fundit të cilat tregojnë se “konsumimi i rregullt i flovanoleve mund të kenë një rol mbrojtës edhe ndaj rënies së funksioneve konjitive për shkak të moshës”.

Konsumimi i çokollatës është i lidhur dukshëm edhe me performancën në memorien vizuale-hapësinore dhe organizimin, me memorien në punë, me skanimin që truri u bënë gjërave dhe ndjekjen e tyre në vazhdimësi dhe me arsyetimin abstrakt.”

Kjo do të thotë se ajo mund t’ju ndihmojë në performancën tuaj në shkollë, sidomos gjatë provimeve. /Telegrafi/