Shmangni konsumimin e këtyre ushqimeve, për një buzëqeshje rrëzëllitëse!

Lifestyle

dhembet
Nëse doni dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm, atëherë do t’iu duhet të hiqni dorë nga disa ushqime që konsumoni. Pjesa më e madhe e tyre, janë të dëmshme për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Ja çfarë këshillojnë dentistët:

Kokoshkat.
Jo rrallë ka ndodhur që persona të ndryshëm të kenë thyer apo plasaritur një dhemb, për shkak të kokoshkave të papjekura. Gjithashtu, mbetjet e tyre që ngelen midis dhëmbëve, dëmtojnë mishrat e tyre.

kokoshka
Frutat e thata.
Ato kanë një përqëndim të madh sheqeri dhe i dëmtojnë dhëmbët tuaj akoma më tepër se ëmbëlsirat.

fruta te thata
Farat.
Nëse i hapni farat me dhëmbët e parë, shkaktoni ciflosjen e tyre. Mundet fare thjeshtë t’i hapni ato me duar dhe më pas t’i hani.

fara
Pijet energjike.
Ato përmbajnë shumë acid dhe sheqer. Këto dy elementë, e shkatërrojnë shëndetin dentar.

pije