Shmangi këto gabime kur doni të bini në peshë!

Lifestyle

qqqqqq

Rënia në peshë është një proces shumë i vështirë por shpesh vet ne e bejmë atë të pamundur pasi nuk shmagim disa gabime. Ja cilat janë!
1. Fokusoheni vetëm tek peshorja. Ajo tregon thjesht një numër por gjëndja e trupit tonë ndikohet nga shumë faktorë të tjerë.
2. Konsumoni shumë pak kalori! Kjo bën që ne të jemi vazhdimisht të uritur dhe të kemi çrregullime të metabolizimit.
3. Bëni shumë ose aspak ushtrime fizike! Rekomandohet që ushtrimet fizike të bëhen në masën e duhur. Kur bëni pak ushtrime, humbisni masë muskulare, nga ana tjetër nëse bëni shumë, kjo mund të çojë në stress dhe përseri nuk jeni efektiv.
4. Nuk hani atë që duhet! Kjo do të thotë që hani vetëm ushqime dietike, nuk merrni sasi të mjaftueshme proteinash, fibrash etj.
5. Keni pritshmëri mjaft të larta! Duhet të jeni sa më realist kur kërkoni rënien në peshë, përndryshe ju do të stresoheni më shumë se ç’duhet. Vendosini vetes qëllime modeste në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe të motivoheni për rënie të mëtejshme.