Seriali i shumëpritur që flet për jetën e Princit Harry dhe Meghan Markle është vendosur të sjellë premierën këtë vit dhe është planifikuar që të shfaqet në platformë digjitale në dhjetor.
Nga raportimet e bëra së fundmi flitet se ka pasur disa probleme midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe Netflix, pasi dyshja donte të fshinte çdo koment inkriminues të bërë për Mbretin Charles III, Mbretëreshën Camilla Parker-Bowles, Princin William dhe Kate Middleton.
Kishin qenë ata që donin ta shtynin shfaqjen deri në vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër Netflix nuk ka bërë zyrtare asnjë date konkrete publikimi rreth këtij seriali.