Sekreti për një marrëdhënie që i reziston kohës është në fakt diçka që ne e bëjmë prej kohësh. Siç ne shqiptarët e quajmë, ka të bëjë me “sitemimin”.
Disa prej jush kanë kohë që e praktikojnë.
Një studim i ri i kryer në fushën e marrëdhënieve tregon që duhet të zgjidhni më të mirën, por jo duke pritur femrën/mashkullin perfekt.
Përfundimet gjthashtu shpjegojnë se ajo që e forcon lidhjen nuk është inteligjenca, shëndeti apo tërheqja seksuale.
Ajo që e bën më të fortë, është bindja juaj se keni zgjedhur personin e duhur, në krahasim me të gjithë eksperiencat tuaja të mëparshme.
Autori dhe nismëtari i studimit, Daniel Conroy-Beam, e quan: “matësi i vlerave”. Pra në terma më të thjeshtë, vlera që partneri juaj më shumë se partnerët e tjerë.
Kjo gjë shpjegohet me faktin se kërkimi për “perfektin” shpeshherë konsumon kohë dhe energji.
Kjo nuk do të thotë që duhet të ulni standartet, por që duhet të jetoni “me këmbë në tokë”.