Gratë japonezë dallohen për lëkurën e tyre të bukur e cila duket gjithmonë si e një kukulle porcelani. Në fakt, sekreti i kësaj bukurie gjendet pas një jetese të shëndetshme dhe një recete të përgatitur nga vet ato. Ja cila është!
Përbërësit:
Oriz : 2 – 3 lugë çaji
Mjaltë : 1 lugë gjelle
Qumësht : 1 lugë gjelle
Metoda e përgatitjes:
Në një tenxhere me ujë të ftohtë, vendosni orizin dhe e lini të ziejë në ngrohje të mesme. Kur orizi të jetë zier mirë, hiqni atë nga soba dhe vendoseni në një enë të pastër ku mund të hidhni mjaltin dhe qumështin. I përzieni mirë përbërësit dhe aplikoni maskën fytyrë. Maskën mund ta mbani në frigorifer dhe ta përdorni në mëngjes ose në darkë. Pas 20 minutash mund ta lani fytyrën me ujë të vakët si zakonisht.