Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarët të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali. 37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në vendin e tij, gjë që mund të jetë tregues seylli I futbollit ka mundësi ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.
Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro.Megjithatë, pas rinovimit dhe modifikeve të tjera, shpenzimet arritën vlerën e 21 milionë eurove.
Sipërfaqja e vilës është e përbërë nga 2.720 metra katrorë dhe përbëhet tri kate.
Ndërsa mësohet se aktualisht në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë me një sipërfaqe 544 metra katrorë. Dihet se Punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023.