Rikthehen pantallonat kulot, njihuni me trendin kult të pranverës/Fotogaleri

Lifestyle

pana2

Me siguri keni filluar t’i shihni në vitrinat e dyqaneve ku jetoni, pse jo dhë të veshura nga më dashamirëset e fjalës së fundit të modës. Qarkullojnë në sfilatat më të rëndësishme dhe në adresat Instagram të blogereve të preferuara, praktikisht gjenden kudo. Po flasim për rikthimin e pantallonave kulot, të cilat janë trendi i kësaj pranvere. Pantallonat kulot vijnë në ngjyra nga më të larmishmet dhe kryesisht në coha të derdhura, ku ndër më kresoret dominojnë mëndafshi dhe kremi. Living ju njeh me disa truke që t’i kombinoni ashtu siç duhet.
• Nëse jeni të gjata mbi 1.70 m zgjidhni pantallonat kulot me prehër të shkurtër dhe të gjata deri tek kyçi i këmbës. Ky truk do bëjë që trupi juaj të duket më uniform dhe ju ndihmon të mos dukeni si gjirafë.
• Nëse jeni më të shkurtëra se 1.70 m duhet të përdorni me patjetër pantallonat me prehër të lartë dhe të gjata aq sa të mbulojnë këpucët. Kombinojini me taka të larta që të dukeni sa më elegante.
• Për të gjitha ato vajza që nuk i kanë marrëdhëniet mirë me këpucët me taka, mund t’i kombinoni me atlete dhe balerina kashte.
• Kurse vajzat që duan të jenë ‘’in’’ tërë kohës dhe të tërheqin vëmendje, duhet të thyejnë pantallonat kulot me aksesorë si rripa të mëdhenj, bluza jeans.
• Vijat horizontale janë shumë retro, por kujdes mund mund t’ju bëjnë të dukeni më të shëndosha nga ç’mund të jeni. Kurse vijat vertikale duan me patjetër të shoqërohen me këmisha ose bluza në ngjyra të forta.

1